KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Dosje të djegura dhe karrige të shkrumbuara, pasojat e zjarrit në komisariatin nr. 3 që protestuesit i vunë flakën

Dosje të djegura dhe karrige të shkrumbuara, pasojat e zjarrit në komisariatin nr. 3 që protestuesit i vunë flakën

Protesta e zhvilluar gjatë ditës së sotme është shoqëruar me tensione dhe incidente, ku disa institucione janë përfshirë nga flakët. Mes tyre është edhe Komisariati nr. 3, në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, ku zjarri ka përfshirë ambientet e recepsionit.

Si pasojë e incidentit, disa efektivë policie kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “Shqipëria Live”, të moderuar nga Sidorela Gjoni, raportoi mbi situatën dhe dëmet e shkaktuara në ambientet e komisariatit.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë pasojat e zjarrit brenda komisariatit, ku shihen dosje të djegura, karrige të shkrumbuara dhe xhama të thyer./Top Channel

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.