KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kily González beson te Messi: Do t’i arrijë 1000 golat, ai i do sfidat

Kily González beson te Messi: Do t’i arrijë 1000 golat, ai i do sfidat

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë e futbollit dhe tashmë po ndjek një tjetër objektiv madhështor në karrierën e tij: arritjen e 1000 golave.

Pas dy golave të shënuar ndaj Atlanta United, në fitoren 3-1 të Inter Miamit në javën e 30-të të MLS-së, ylli argjentinas ka arritur në kuotën e 936 golave në karrierë. Ndërkohë, Cristiano Ronaldo ka shënuar 981 gola.

Trajneri i Inter Miamit, Kily González, nuk ka asnjë dyshim se Messi mund ta arrijë këtë shifër historike.

“Kam besim dhe e di se do t’ia dalë, sepse ai i do sfidat. Ai vazhdimisht e vë veten në provë në gjithçka që bën. I ka arritur të gjitha objektivat dhe as ky nuk do të jetë përjashtim”, deklaroi trajneri argjentinas.

González vlerësoi gjithashtu paraqitjen e Messit ndaj Atlanta United, duke theksuar rëndësinë e tij për skuadrën.

“E kemi më të mirin nga të gjithë me vete, atë që në fund ta vendos ndeshjen. Ai vazhdon ta befasojë botën. Ajo që bën në këtë moshë është e pabesueshme”, u shpreh ai.

Trajneri i Inter Miamit theksoi se ajo që e gëzon më shumë është ta shohë Messin të lumtur në fushë.

“Gjëja që më bën më të lumtur është ta shoh të lumtur. Kur është i lumtur, ai jep gjithçka, kënaqet duke luajtur dhe na detyron të përmirësohemi çdo ditë”, përfundoi González.

Me 936 gola të realizuar deri më tani, Messit i nevojiten edhe 64 gola për të arritur shifrën magjike prej 1000 golash në karrierë. Një tjetër sfidë e madhe për një futbollist që vazhdon të mahnitë botën edhe në moshën 39-vjeçare. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.