KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ky Audi funksionon me ajër të kompresuar – ide interesante apo rrugë e gabuar?

Ky Audi funksionon me ajër të kompresuar – ide interesante apo rrugë e gabuar?

Një koncept i ri i Audit ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi përdor një zgjidhje jo të zakonshme për sistemin e fuqisë: ajrin e kompresuar.

Ideja është që automjeti të mos mbështetet vetëm në motorët klasikë me djegie të brendshme apo sistemet elektrike, por të përdorë energjinë e ruajtur në formë ajri të ngjeshur për të vënë në lëvizje mekanizmin e tij.

Ky koncept synon të tregojë një alternativë më të pastër dhe më të thjeshtë për transportin e së ardhmes.

Megjithatë, ekspertët mbeten të ndarë: disa e shohin si një eksperiment interesant teknologjik që mund të hapë rrugë për ide të reja në industrinë automobilistike, ndërsa të tjerë mendojnë se kjo është një “rrugë pa krye”, për shkak të kufizimeve në efikasitet dhe autonomi.

Audi nuk ka konfirmuar nëse ky koncept do të shndërrohet ndonjëherë në një model serik, por ai shërben si një demonstrim i qasjes inovative të kompanisë në kërkim të alternativave të reja të energjisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.