KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kuvendi ka konstatuar dorëheqjen e kryeprokurorit Ljupço Kocevski

Kuvendi ka konstatuar dorëheqjen e kryeprokurorit Ljupço Kocevski

Kuvendi ka konstatuar dorëheqjen e Prokurorit Publik të Shtetit, Ljupço Kocevski. Kocevski më parë në një konferencë për shtyp deklaroi se po jep dorëheqje të parevokueshme.

“Prokurori Publik Ljupço Kocevski ka paraqitur një kërkesë për shkarkim nga detyra e prokurorit publik. Kuvendi ka përcaktuar se Kocevski është shkarkuar nga detyra e prokurorit publik. Kuvendi nuk do ta shqyrtojë propozimin për shkarkimin e prokurorit publik, i cili ishte në rendin e ditës të seancës parlamentare sepse është bërë i parëndësishëm”, tha Gashi.

Kocevski tha se në këto gati dy vjet, ai e ka kryer funksionin e tij me ndershmëri dhe dinjitet dhe po largohet me kokën lart, por se është i zhgënjyer sepse nuk ka argumente ligjore për shkarkimin e tij nga detyra.

Ai e vlerësoi propozimin për shkarkimin e tij, i cili duhej të shqyrtohej në seancën e sotme parlamentare, si një vendim politik./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.