KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Altarët nga periudha e Neolitit në pulla postare të Kosovës

Altarët nga periudha e Neolitit në pulla postare të Kosovës

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, nga sot lëshon në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare me titull “Trashëgimia kulturore – Altarët nga periudha e Neolitit”.

Sipas një njoftimi për media thuhet Altari ka formën e një pjate dhe mbështetet mbi katër këmbë. Është i punuar nga argjila e pjekur, me ngjyrë gri në të kafe të errët. Sipërfaqja e jashtme është e zbukuruar me gravura vijash paralele të pjerrëta, si dhe me motive të realizuara përmes përdorimit të një mjeti trekëndor.

“Altarët neolitikë, të njohur edhe si tavolina kulti, ishin objekte me karakter ritual, të lidhura me besimet dhe praktikat shpirtërore të komuniteteve të lashta. Ata dëshmojnë zhvillimin e jetës kulturore dhe shpirtërore të njeriut gjatë kësaj periudhe. Altari i përket periudhës së Neolitit të Hershëm (mijëvjeçari VII–VI p.e.s.) dhe është zbuluar në Runik, në territorin e Komunës së Skenderajt”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se ky emision filatelik është realizuar në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Kosovës, institucionin që e ruan këtë artefakt, i cili përfaqëson një vlerë të rëndësishme për trashëgiminë tonë kulturore.

Posta e Kosovës fton qytetarët, koleksionistët dhe bizneset që ta bëjnë pjesë të koleksioneve dhe dhuratave të tyre këtë emision të veçantë filatelik, i cili përmes pullave postare sjell dëshmi të trashëgimisë sonë të lashtë dhe promovon vlerat kulturore e historike të Kosovës. /Telegrafi/



Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.