KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas debateve maratonë në Kuvend, miratohet buxheti 10 miliardë euro për vitin 2027 dhe paketa fiskale, rrëzohen amendamentet e opozitës

Pas debateve maratonë në Kuvend, miratohet buxheti 10 miliardë euro për vitin 2027 dhe paketa fiskale, rrëzohen amendamentet e opozitës

Pas më shumë se 14 orësh debatesh të forta, përplasjesh politike dhe replikash mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi ka miratuar me 80 vota pro dhe 20 kundër buxhetin e shtetit për vitin 2027, që këtë vit kaloi pragun historik të 10 miliardë eurove si dhe Paketën fiskale me pesë projektligjet që e përbëjnë, të cilat parashikojnë ndryshime dhe shtesa në legjislacionin tatimor të vendit.

Të gjitha amendamentet e opozitës u rrëzuan.

Seanca plenare e kësaj të enjteje u shoqërua me një klimë të tensionuar politike, ku në qendër të diskutimeve ishin jo vetëm projektbuxheti dhe ndryshimet fiskale, por edhe aktet normative të qeverisë për tubimet, të cilat kanë shkaktuar debate të forta mes palëve politike.

Deputetët e opozitës kundërshtuan ashpër paketën antidhunë, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të kufizuar të drejtën kushtetuese për protestë. Në të njëjtën kohë, mazhoranca mbrojti nismën e qeverisë, duke argumentuar se masat synojnë parandalimin e akteve të dhunës dhe mbrojtjen e institucioneve, pronës publike dhe private. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.