Kur flitet për dëmtimin e dhëmbëve, sheqeri është ndër faktorët e parë që njerëzit e konsiderojnë si “armikun” kryesor.
Mirëpo, stomatologu dhe kirurgu oral Berat Lenjani në Podcastin “Shëndeti në rend të parë” që mbështetet United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati thotë se problemi kryesor qëndron diku tjetër – te mungesa e kujdesit.
“Armiku kryesor i dhëmbëve është moskujdesi. Dëgjoj si përgjigje: sheqeri, kripa, kjo apo ajo – jo. Armiku më i madh i dhëmbëve është moskujdesi nga vetë pacienti”, tha Lenjani në podcastin “Shëndeti në rend të parë”.
Sipas tij, krijimi i kulturës së kujdesit duhet të nisë që në fëmijëri.
Ai theksoi se fakti që dhëmbët e qumështit ndërrohen nuk duhet të shërbejë si arsye për neglizhimin e tyre.
Lenjani tha se fëmijët duhet të edukohen që herët me rregullin, disiplinën dhe mirëmbajtjen e dhëmbëve, në mënyrë që këto shprehi t’i përcjellin edhe kur dalin dhëmbët e përhershëm.
Shikoni pocdastin e plotë. /Telegrafi/