Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Tiranë.
Qeveria e Kosovës njoftoi se kryeministri Kurti udhëtoi drejt kryeqytetit të Shqipërisë, për të marër pjesë në Samitin e Liderëve në kuadër të Planit të Rritjes.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri Kurti udhëtoi drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes
Prishtinë, 27 nëntor 2026
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt kryeqytetit të Republikës së Shqipërisë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve në kuadër të Planit të Rritjes./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

