KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Korridori 8”, prioritet strategjik”/ Kos në Tiranë, njofton fondet që përfitojnë vendet e Ballkanit: Ja kush mbeti pas me reformat

“Korridori 8”, prioritet strategjik”/ Kos në Tiranë, njofton fondet që përfitojnë vendet e Ballkanit: Ja kush mbeti pas me reformat

Në një konferencë të përbashkët të mbajtur në ccelje të punimeve të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, që po mbahet këtë të premte në Tiranë, Komisioneria për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos ka bërë të ditur shpërndarjen e fondeve të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke vënë theksin te parimi i meritokracisë. 

Sipas vlerësimeve të fundit të Komisionit Evropian, Kos tha se Shqipëria dhe Mali i Zi kryesojnë listën e vendeve me performancën më të lartë në zbatimin e reformave të kërkuara.

Shqipëria ka arritur të zbatojë rreth 80% të agjendës së reformave, çka i siguron vendit një pagesë prej 85.6 milionë eurosh në raundin e katërt. 

Akoma më lart qëndron Mali i Zi, i cili me 94% të reformave të realizuara, do të përfitojë 81 milionë euro. Për shkak të ecurisë pozitive, të dyja këto vende do të shpërblehen me një bonus prej 15% më shumë fonde nga sa ishte parashikuar fillimisht në plan.

Nga ana tjetër, progresi nuk është i njëtrajtshëm në të gjithë rajonin. Maqedonia e Veriut ka zbatuar 56% të reformave, duke siguruar 70.9 milionë euro dhe një shtesë prej 10%. Ndërkohë, situata paraqitet më problematike për Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Beogradi nuk ka marrë asnjë pagesë që prej muajit janar, pasi qeveria e kaluar dështoi në ofrimin e rezultateve të dakorduara, ndërsa Bosnjës i kërkohet ratifikimi i marrëveshjeve paszgjedhore për të zhbllokuar fondet.

Një tjetër pikë kyçe e diskutuara ishte edhe integrimi gradual në tregun unik të BE-së përpara anëtarësimit të plotë. Ky proces synon hapjen e ekonomive evropiane për fushat e energjisë, transportit dhe teknologjisë digjitale. 

Në këtë kuadër, Korridori 8, që lidh Durrësin me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, po shihet si një prioritet strategjik për lidhjen e Evropës Qendrore me Turqinë.

Investitorët evropianë kanë shprehur interes të shtuar për rajonin, duke e parë afrimin me BE-në si një garanci për sigurinë e investimeve të tyre. Zyrtarët e lartë bënë thirrje që viti i fundit i këtij plani katërvjeçar të shfrytëzohet maksimalisht për të përshpejtuar rrugëtimin drejt anëtarësimit dhe për të fuqizuar ekonomitë lokale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.