KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti takon ambasadoren e re të Holandës, synon zgjerimin e bashkëpunimit

Kurti takon ambasadoren e re të Holandës, synon zgjerimin e bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës, Astrid de Vries, të cilës i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e saj.

Në takim, Kurti ka folur për synimet për zgjerimin e bashkëpunimit me Holandën, përfshirë fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe bujqësisë.

Ai ka thënë se po punohet për përmbylljen e negocimit të marrëveshjes për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave.

“Po punojmë që sa më parë të përmbyllim negocimin, ta nënshkruajmë e më pas ratifikojmë, marrëveshjen për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave”, ka thënë Kurti.

Në takimin e parë të Kurtit me ambasadoren e re, është biseduar edhe për konsultimet politike ndërmjet Holandës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Kosovës, me qëllim të rritjes së bashkërendimit strategjik.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim janë diskutuar edhe prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri, nga hekurudhat dhe digat, te reformat në administratën publike, arsim dhe drejtësi.

Kurti ka thënë se Kosova e çmon mbështetjen e vazhdueshme të Holandës dhe e vlerëson thelbësor rolin e saj në raport me statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe proceset e tjera integruese euro-atlantike.

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për kontributin e Holandës në trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së, duke theksuar se Kosova është e gatshme të avancojë ndërveprimin në fushën e mbrojtjes. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.