Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë, ku kanë humbur jetën dhjetëra persona.
Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka shprehur pikëllimin për tragjedinë, duke i përcjellë ngushëllimet e tij kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, familjeve të viktimave dhe popullit spanjoll.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për aksidentin hekurudhor në Spanjë, i cili u ka marrë jetën dhjetëra personave”, ka shkruar Kurti.
Burimi: klankosova.tv ↗

