KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani dënon me mbi pesë vjet burg regjisorin e njohur, Jafar Panahi

Irani dënon me mbi pesë vjet burg regjisorin e njohur, Jafar Panahi

Regjisori i njohur iranian, Jafar Panahi, është dënuar me pesë vjet e një muaj burg nga një gjykatë në Teheran, pas kthimit të tij në Iran në mars të këtij viti.

Gjykata ka urdhëruar gjithashtu konfiskimin e pasurisë së tij, ka bërë të ditur avokati Mostafa Nili, pa dhënë detaje për veprën për të cilën është dënuar.

Sipas mikut të tij dhe aktivistit iranian që jeton në Evropë, Hossein Razzagh, vendimi u shpall të hënën.

Jafar Panahi

Ai bëri të ditur se kishte biseduar me Panahin pas shpalljes së dënimit dhe se regjisori ende nuk ishte dërguar në burg.

Megjithatë, atij i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare, ndërsa vendimi mund të apelohet.

Panahi është një nga regjisorët më të vlerësuar bashkëkohorë të Iranit, i cili ndër vite ka kritikuar autoritetet iraniane dhe ka dënuar dhunën ndaj protestuesve.

Për shkak të qëndrimeve të tij, është përballur disa herë me burgim, ndalim të udhëtimeve dhe arrest shtëpiak.

Pavarësisht presionit nga autoritetet, ka vazhduar të realizojë filma.

Veprën “It Was Just an Accident” e xhiroi fshehurazi në Iran, pas një qëndrimi shtatë-mujor në burg, nga i cili u lirua në vitin 2023 pas një greve urie. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.