Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Slamin e xhudos, që mbahet nga 29 deri më 31 tetor në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kampionët e xhudos do të rikthehen në tatami këtë javë, me Kosovën që do të jetë pjesë e garës prestigjioze Grand Slam Abu Dhabi 2026, ku pritet të marrin pjesë 374 garues nga 59 shtete dhe gjashtë kontinente.
Ekipi kosovar do të përfaqësohet nga tre xhudistë: Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, si dhe Akil Gjakova dhe Dardan Cena në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Garuesit kosovarë do të udhëhiqen nga trajneri Zymer Zeka, me synimin për të paraqitur Kosovën sa më mirë në një prej garave të rëndësishme të kalendarit ndërkombëtar të xhudos.
Në këtë edicion të Grand Slamit të Abu Dhabit janë regjistruar 221 garues meshkuj dhe 153 femra, ndërsa gara do të zhvillohet për tri ditë, nga 29 deri më 31 tetor.
Paraqitjet e xhudistëve kosovarë do të mund të ndiqen drejtpërdrejt përmes transmetimit online të garës në https://judotv.com/. /Telegrafi/

