KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti mirëpret arrestimin e Raduloviq: Drejtësia për Banjskën s’është e plotë pa Radoiçiqin

Kurti mirëpret arrestimin e Raduloviq: Drejtësia për Banjskën s’është e plotë pa Radoiçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka mirëpritur arrestimin e Stefan Raduloviq, i cili dyshohet për terrorizëm e për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Kurti e cilësoi si një hap përpara drejt vendosjes së drejtësisë për rastin e sulmit terrorist në Banjskë.

“Mirëpresim arrestimin e Stefan Raduloviq, i lidhur me sulmin terrorist në Banjskë që kishte për qëllim aneksimin e veriut tonë. Ky është një hap përpara, drejtësia bëhet e plotë vetëm kur bashkëpunëtori i Raduloviq, kryeterroristi Milan Radoiçiq dhe grupi i tij në tërësi vihen para drejtësisë në Kosovë ku do të kenë gjykim të drejtë e fer”, tha Kurti.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Stefan Raduloviq, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.

36-vjeçari, me vendbanim në Mitrovicë të Veriut, është arrestuar të premten nga Policia në pikëkalimin kufitar në Merdar dhe dyshohet për terrorizëm dhe për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.