Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në sallën e Kuvendit të Kosovës, ndërsa seanca plenare, e paraparë të nisë në orën 11:00 pritet të nis tash.
Gjatë pritjes për nisjen e seancës, ai është parë duke zhvilluar edhe disa biseda telefonike.
Në sallë kanë mbërritur edhe deputetë të tjerë, ndërsa vazhdojnë konsultimet mes përfaqësuesve politikë lidhur me deklaratën që pritet të miratohet për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara.
Vonesa në nisjen e seancës raportohet se lidhet me konsultimet për tekstin e deklaratës së përbashkët. /Telegrafi/