KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti e Rama në disponim të mirë në Armeni

Kurti e Rama në disponim të mirë në Armeni

Albin Kurti e Edi Rama janë parë në disponim gjatë qëndrimit në Armeni, ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Në kuadër të këtij samiti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar edhe me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama.

Kurti ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes ka zhvilluar bashkëbisedime me liderë dhe përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse në samit, pa dhënë më shumë detaje për temat e diskutuara.

Takimi mes Kurtit dhe Ramës vjen në një kohë kur prej kohësh raportet mes dy krerëve të qeverive në Kosovë dhe Shqipëri nuk janë konsideruar në nivelin e duhur, mes dallimeve në qasje për disa zhvillime politike e rajonale.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian mbledh liderë të vendeve evropiane për të diskutuar çështje të sigurisë, stabilitetit, energjisë dhe bashkëpunimit në kontinent.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.