Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – këta janë tre skenarët e mundshëm

    January 7, 2026

    Neymar tregon flotën e tij luksoze: Makina, avion dhe helikopter – vlera mbi 50 milionë euro

    January 7, 2026

    Real Madridi ka mundësi të transferojë mesfushorin nga Liga Premier për 70 milionë euro

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – këta janë tre skenarët e mundshëm
    • Neymar tregon flotën e tij luksoze: Makina, avion dhe helikopter – vlera mbi 50 milionë euro
    • Real Madridi ka mundësi të transferojë mesfushorin nga Liga Premier për 70 milionë euro
    • Forcat britanike iu bashkuan operacionit amerikan – zbulohen të tjera detaje të kapjes së anijes-cisternë me flamur rus në brigjet e Skocisë
    • Albumi i ri i Yll Limanit “TSN” thyen rekordet me 20 milionë dëgjime
    • Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të shiut, borës dhe ngricave
    • Lionel Messi zbulon se çfarë do të bëjë kur të largohet nga futbolli dhe përjashton mundësinë e ndjekjes së hapave të Diego Maradonës
    • Pas vërshimeve, reshjet e borës e mbulojnë Mitrovicën dhe Podujevën
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 8
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Kur UÇK-ja kapi rob tetë ushtarë serbë në vitin 1999, rrëfen ish-komandanti i brigadës 141 “Mehë Uka”

    Kur UÇK-ja kapi rob tetë ushtarë serbë në vitin 1999, rrëfen ish-komandanti i brigadës 141 “Mehë Uka”

    korrektpressBy korrektpressJanuary 6, 2026 Hysni ahmeti 5 Mins Read
    Kur UÇK-ja kapi rob tetë ushtarë serbë në vitin 1999, rrëfen ish-komandanti i brigadës 141 “Mehë Uka”
    Kur UÇK-ja kapi rob tetë ushtarë serbë në vitin 1999, rrëfen ish-komandanti i brigadës 141 “Mehë Uka”
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Më 6 janar 1999, në terrenin e vështirë të Shalës së Bajgorës, Brigada 141 “Mehë Uka” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës realizoi një operacion tejet të rëndësishëm, duke nxënë rob tetë ushtarë serbë.

    Ndonëse nën presionin e vazhdueshëm ndërkombëtar për t’i liruar ata, Komanda e Zonës qëndroi e prerë. Ndërkohë, pas negociatave, u arrit një marrëveshje për shkëmbimin e tetë ushtarëve serbë, ndërsa në këmbim u kthyen në liri nëntë luftëtarë të UÇK-së, të mbajtur më parë rob nga ushtria serbe.

    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Ahmeti, rrëfen ditën kur ka ndodhur kjo ngjarje. Ai bën të ditur se incidenti ka ndodhur më 6 janar, ndërsa ka theksuar se Brigada 141 ka pasur një përgjegjësi mjaft të madhe në zonën e saj të veprimit.

    Ahmeti tregon vendin ku ndodhi prita dhe çarmatimi

    “Ka qenë një përgjegjësi mjaft e madhe prej fshatrave të Leposaviqit deri në Stanofc. Më 6 janar, në këtë vend këtu, vëzhguesit tanë kanë qenë edhe në pjesën më poshtë, në fshatin Mazhiq, ku kanë vërejtur një patrullë të armikut që po vinte drejt pozicioneve tona. Atëherë unë, si komandant i brigadës, kam urdhëruar që të largohen barrikadat nga rruga dhe t’i lëmë derisa të vijnë në territor më të thellë të Brigadës 141, konkretisht në këtë vend këtu. Këtu është bërë prita, këtu i kemi çarmatosur. Kanë marrë pjesë Policia Ushtarake, Njësia Speciale e Brigadës 141 “Mehë Uka” dhe stafi i brigadës që ka qenë për momentin këtu”, thekson Ahmeti.

    Ai vazhdon duke treguar se robërit u dorëzuan, dhe u çarmatosën nën sytë vigjilentë të komandës.

    Për robërit, Ahmeti thotë se komanda ka respektuar çdo rregull të konventave së luftës.

    “Pa asnjë hezitim janë dorëzuar, nuk kanë tentuar të bëjnë diçka. Kur e kanë parë që janë të rrethuar, janë dorëzuar. I kemi çarmatosur dhe i kemi përcjellë në një bazë të Brigadës 141 në fshatin Bajgorë. Mund të them se brenda orës kanë arritur vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-së. Kanë filluar bisedimet në njëfarë mënyre, një lloj kërcënimi që vetëm për t’i liruar, por kemi qenë kategorikë mos ta bëjmë këtë, por vetëm këmbim të robërve të luftës. Kemi njoftuar edhe komandantin e Zonës Operative të Shalës, gjeneralin Rrahman Rama. Edhe ai ka qenë këtu…”- theksoi ai

    Të zënit rob, 7 prej tre ishin ushtarë dhe 1 oficer, të cilat sipas Ahmetit ata u trajtuan në përputhje me konventat e luftës.

    Si rezultat i kësaj marrëveshje, janë shkëmbyer 9 pjesëtarë të UÇK-së, të cilët janë zënë rob në nga forcat serbe në kufirin shqiptaro-shqiptar.

    “Kanë filluar njëfarë presioni i vëzhguesve. Edhe pse kanë qenë të zënë rob, i kemi pasur vëzhguesit ndërkombëtarë që na kanë qëndruar para shtabit, por njëkohësisht ua kemi mundësuar që të paktën t’i kontaktojnë, t’i shohin që janë gjallë dhe në njëfarë mënyre kanë dalë shëndoshë e mirë. Domethënë nuk i kemi maltretuar, nuk i kemi rrahur, por kemi vepruar në kuadër të konventave të luftës. Ne i kemi zënë më 6 janar në këtë vend këtu. Bisedimet i ka kryer Shtabi i Përgjithshëm. Robërit e luftës kanë qenë këtu. Kanë qenë 8 pjesëtarë: 7 ushtarë dhe 1 nënoficer. Gjithçka është zhvilluar në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm. Kemi arritur t’i shkëmbejmë me 9 pjesëtarë të UÇK-së, të cilët janë zënë rob në kufirin shqiptaro-shqiptar”- tha ai

    Ish-komandanti Hysni Ahmeti ka thënë po ashtu se robërit e kapur nga Brigada 141 u mbajtën në baza të ndryshme, ku u kontrolluan nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Ai shtoi se nënoficeri dhe ushtarët u dalluan në trajtim.

    “Ne zakonisht i kemi vendosur në bazat ku i kemi pasur pjesëtarët e UÇK-së. I kemi mbajtur në shkollën e Bajgorës, i kemi mbajtur në Kovaqicë, Bare. Kemi lëvizur për çdo ditë, ua kemi ndërruar vendin. Siç e theksova edhe më herët, dy herë në ditë vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë vëzhguar, i kanë kontrolluar nëse janë gjallë, sepse kanë menduar se mos i kemi vrarë. Ne i kemi respektuar të gjitha konventat e luftës, bazuar në përvojën që e kam pasur edhe në luftën e mëhershme në Bosnje. E kam ditur se çka do të thotë nxënia e robërve. Në fakt, kemi bërë një dallim: nuk i kemi lënë ushtarët bashkë me nënoficerin, domethënë nënoficeri ka pasur një trajtim më ndryshe dhe ushtarët pak më ndryshe… Ekzistojnë edhe xhirimet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është sjellë shumë mirë me ne”- theksoi Ahmeti

    Ai përfundoi rrëfimin duke treguar se shkëmbimi ishte realizuar: në vendin ku i kishin kapur rob, nën sytë e vëzhguesve ndërkombëtarë, 8 pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë u liruan.

    “Shkëmbimin e ushtarëve e kemi bërë në këtë pjesë këtu, në praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë, derisa e kemi marrë përgjigjen prej Shtabit të Përgjithshëm që i kanë liruar ushtarët e UÇK-së. Atëherë ne i kemi dorëzuar te vëzhguesit ndërkombëtarë, në këtë pjesë ku i kemi marrë dhe i kemi dorëzuar”- përfundoi ai.

    Zona Operative e Shalës e UÇK-së, më 6 janar të vitit 1999, kishin kapur rob tetë ushtarë serbë, të cilët më 13 janar u zëvendësuan më nëntë ushtarë të UÇK-së.

    TË TJERA

    “Krishtlindja si liturgji e destabilizimit” – Fetoshi analizon instrumentalizimin e fesë në strategjinë serbe kundër Kosovës

    Si po instrumentalizohet feja në pretendimet e Serbisë kundër Kosovës

    Serbia nuk heq dorë nga “shoku” Maduro

    “Miqësia për shkak të Kosovës”, Vuçiq nuk heq dorë nga “shoku” Maduro

    Vjen reagimi i Zagrebit zyrtar pasi Vuçiq përmendi sërish “aleancën ushtarake midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë”

    ​Brey: Vuçiq në rolin e viktimës, akuzon tërë rajonin për “gjueti shtrigash” dhe fushatë kundër Serbisë

    ​Vuçiq sërish në rolin e viktimës: Akuzon tërë rajonin për “gjueti shtrigash” dhe fushatë kundër Serbisë

    LEXO GJITHASHTU

    Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – këta janë tre skenarët e mundshëm

    January 7, 2026

    Neymar tregon flotën e tij luksoze: Makina, avion dhe helikopter – vlera mbi 50 milionë euro

    January 7, 2026

    Real Madridi ka mundësi të transferojë mesfushorin nga Liga Premier për 70 milionë euro

    January 7, 2026

    Forcat britanike iu bashkuan operacionit amerikan – zbulohen të tjera detaje të kapjes së anijes-cisternë me flamur rus në brigjet e Skocisë

    January 7, 2026
    TË TJERA

    Albumi i ri i Yll Limanit “TSN” thyen rekordet me 20 milionë dëgjime

    January 7, 2026

    Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të shiut, borës dhe ngricave

    January 7, 2026

    Lionel Messi zbulon se çfarë do të bëjë kur të largohet nga futbolli dhe përjashton mundësinë e ndjekjes së hapave të Diego Maradonës

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.