KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kukësi pa energji prej 7 orësh nga moti i keq, liqeni nis të mbushet pas 6 muajsh

Kukësi pa energji prej 7 orësh nga moti i keq, liqeni nis të mbushet pas 6 muajsh

Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erëra të forta, kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit dhe pjesa më e madhe e fshatrave të kësaj bashkie kanë mbetur pa energji elektrike prej rreth 7 orësh.

Probleme me furnizimin me energji raportohen edhe në bashkitë Has dhe Tropojë, ndërsa reshjet kanë sjellë vështirësi edhe në qarkullimin rrugor.

Në disa akse nacionale raportohet për rënie gurësh dhe dherash në rrugë, ndaj drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, raporton Tch.

Por, mes problematikave të shkaktuara nga moti i keq, ka edhe një zhvillim pozitiv për zonën e Kukësit.

Rritja e reshjeve ka sjellë shtim të prurjeve në liqenin e Kukësit, ku sot, për herë të parë pas gjashtë muajsh, niveli i ujit ka nisur të shënojë rritje.

Kujtojmë se prej rreth dy javësh liqeni kishte arritur në një nivel kritik, duke zbuluar edhe rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit, të cilat zakonisht ndodhen nën ujërat e tij.

Ndërsa pritet përmirësimi i situatës së furnizimit me energji elektrike, reshjet dhe era e fortë vijojnë të kërkojnë kujdes nga banorët dhe drejtuesit e automjeteve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.