Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me gjeneral brigade Gunārs Kauliņš të Forcave të Armatosura Kombëtare të Letonisë, në kampin “Film City” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi shërbeu për të riafirmuar fuqinë e bashkëpunimit ndërmjet Aleancës dhe partnerëve të saj, si dhe përkushtimin e përbashkët ndaj misionit të KFOR-it.
KFOR-i ka theksuar se mbetet i palëkundur në angazhimin për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Burimi: gazetablic.com ↗

