Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ishte raportuar më 10 nëntor, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, i dyshuari është arrestuar më 13 nëntor, transmeton Klankosova.tv
Bëhet e ditur se viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Burimi: klankosova.tv ↗

