KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryeministri maqedonas kalon transit nëpër Kosovë – Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut

Kryeministri maqedonas kalon transit nëpër Kosovë – Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 21 dhe 22 tetor 2026 do të ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut gjatë kalimit transit nëpër territorin e Kosovës të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Sipas njoftimit, për të mundësuar lëvizjen e lirë të eskortës së kryeministrit, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore, përgjatë itinerarit nga pika kufitare në Han të Elezit deri në dalje nga Kosova në Vërmicë.

Policia ka bërë të ditur se ndërprerjet do të realizohen sipas nevojës dhe do të zgjasin intervale të shkurtra kohore.

Institucioni policor ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik për masat që do të ndërmerren gjatë këtyre dy ditëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.