KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka kujtuar me fjalë prekëse vajzën e tij, Donjetën, në 20-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gucati ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e vajzës, duke kujtuar atë si të bukur, të mençur dhe plot jetë, transmeton Klankosova.tv.

“E bukur, e mençur dhe plot jetë, erdhe si engjëll dhe le pas një dashuri të pafundme që nuk e tjetërson asnjë vit që kalon”, ka shkruar Gucati.

Ai ka theksuar se, pavarësisht viteve që kalojnë, kujtimi dhe dashuria për të bijën mbeten të pandryshuara, duke e përshkruar praninë e saj si të gjallë në çdo frymëmarrje, lutje dhe shpresë.

“Hapi yt mund të jetë ndalur, por prania jote jeton me mua në çdo frymëmarrje, në çdo lutje e në çdo shpresë. Dashuria për ty është më e fortë se koha, më e thellë se dhimbja”, ka shkruar ai.

Gucati i ka kushtuar vajzës së tij fjalë të ndjera, duke shprehur dashurinë e përjetshme për të.

“Pusho në dritë, bija ime. Je e do të mbetesh përgjithmonë brenda meje!”, ka shkruar ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.