Policia ka konfiskuar dy furgonë që transportonin dru pa dokumentacionin përkatës në Shtërpcë, në dy raste të ndara të evidentuara në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”.
Sipas njoftimit të Policisë, masa drusore e konfiskuar është dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Shtërpcë, ku do t’i nënshtrohet matjes dhe procedurave të mëtejshme ligjore, transmeton Klankosova.tv.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me institucionet kompetente për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme.
Burimi: klankosova.tv ↗

