Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka realizuar tetë shkyçje të restoranteve dhe lokaleve të ndryshme nga rrjeti i ujësjellësit.
Sipas KRU “Prishtina”, shkyçjet janë bërë në rrugën “Ylfete Humolli”, si dhe në zonat e Hajvalisë dhe Veternikut.
Kompania nuk ka dhënë detaje për arsyet konkrete të shkyçjeve, por ka bërë të ditur se aksioni do të vazhdojë.
“Vetëm sot 8 shkyçje të restoranteve dhe lokaleve të ndryshme në rrugën ‘Ylfete Humolli’, Hajvali dhe Veternik”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
“Vazhdon aksioni”, ka theksuar më tej kompania. /Telegrafi/