KRU “Prishtina” ka njoftuar se ka zhvilluar një aksion për shkyçjen e konsumatorëve me borxhe të papaguara në Hajvali dhe lagjen Kalabria.
Sipas kompanisë, brenda pak orësh janë kryer gjithsej tetë shkyçje për shkak të obligimeve të papaguara.
KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje banorëve që kanë borxhe të papaguara t’i shlyejnë ato, në mënyrë që të shmangin shkyçjen nga rrjeti i furnizimit me ujë. /Telegrafi/