KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Hidroregjioni Jugor” zbulon 16 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” zbulon 16 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë aktiviteteve të kontrollit dhe inspektimit të zhvilluara këtë javë në Njësinë e Prizrenit janë evidentuar 16 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas kompanisë, kontrollet janë pjesë e aktiviteteve të rregullta për identifikimin dhe parandalimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se kontrollet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe se ndaj shkelësve do të ndërmerren të gjitha veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi.

Nga kompania u është bërë thirrje qytetarëve që të shmangin çdo lidhje të paautorizuar dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e ujit të pijshëm, duke e konsideruar atë një pasuri të përbashkët që duhet të ruhet. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.