Dhjetëra stane në Bjeshkën e Strellcit dyshohet se janë thyer dhe vjedhur gjatë disa netëve radhazi nga persona të panjohur.
Në mesin e pronave të dëmtuara është edhe stani familjar i Jeta Beqirajt, e cila ka bërë të ditur rastin përmes një reagimi në Facebook.
Beqiraj ka treguar se pas kthimit nga angazhimet e saj, është drejtuar në Stacionin Policor në Deçan, ku ka dhënë deklaratë për të nisur procedurat e hetimit dhe parandalimit të rasteve të tilla.
Ajo ka falënderuar kushëririn e saj, Xhafer Gjukaj, për informimin dhe videot, si dhe Policinë në Deçan për efikasitetin dhe profesionalizmin.
Beqiraj ka shprehur shqetësimin edhe për faktin se, sipas saj, asnjëri nga pronarët e tjerë të dëmtuar ende nuk e ka raportuar rastin në polici.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos heshtin përballë këtyre rasteve dhe t’i raportojnë vjedhjet në organet kompetente, në mënyrë që autorët të identifikohen dhe të parandalohen dëmet e tjera. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:

