KRU “Gjakova” ka shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit një konsumator në fshatin Krajk i Ri, për shkak të borxhit të papaguar ndaj kompanisë.
Sipas njoftimit të KRU “Gjakova”, ekipet e Kontrollit dhe Shkyçjes të njësisë në Prizren kanë realizuar shkyçjen e konsumatorit, borxhi i të cilit kishte kaluar shumën prej 1,270 eurosh.
Kompania ka bërë të ditur se aksionet e kontrollit dhe shkyçjes do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që kanë obligime të papaguara që t’i përmbushin ato, në mënyrë që të shmangin masat e shkyçjes nga rrjeti. /Telegrafi/