KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova publikon listën e të ftuarve për paraeliminueset e Kampionatit Botëror

Kosova publikon listën e të ftuarve për paraeliminueset e Kampionatit Botëror

Kombëtarja e Kosovës e ka bërë publike listën e të ftuarve për raundin paraeliminues për Kupën e Botës.

“Dardanët” do të zhvillojnë tri përballje shumë të rëndësishme brenda vetëm tre ditëve, ndaj Gjibraltarit, Austrisë dhe Malit të Zi.

Përzgjedhësi Agon Ramadani ka përpiluar listën me 14 lojtarët që do të jenë gati të japin gjithçka për ta shkruar historinë për Kosovën.

Lista e plotë:

Bajram Ramadani, Eduard Drenica, Ramadan Alaj, Jeton Rukovci, Drilon Haxhijaj, Shefki Kameri, Shqiprim Imeri, Fitim Krasniqi, Melos Kelmendi, Drilon Maxharraj, Lirigzon Xhinovci, Diar Deliu, Yll Mazreku, Malush Qerimi.

Ndërkohë, rikujtojmë Kosova e nis me Gjibraltarin, pastaj me Austrinë dhe në fund me Malin e Zi. “Dardanët” duhet të renditen vetëm në top dy për të avancuar tutje./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.