Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar lidhur me Ligjin për Specialen, i cili pritet që sërish të futet për votim në agjendën e Kuvendit.
Në një reagim, BE-ja në Kosovë është shprehur e shqetësuar me njoftimin lidhur me votimin e mundshëm nesër në Kuvendin e Kosovës të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Ndryshimet ngrisin shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, në veçanti pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrisin shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre.”, thuhet në reagim.
Në reagim thuhet se vazhdimisht janë angazhuar për t’ua përcjellë këto shqetësime autoriteteve të Kosovës.
“Që nga kthimi i ligjit për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës, jemi angazhuar aktivisht për t’ua përcjellë shqetësimet dhe pritshmëritë tona autoriteteve të Kosovës. Kjo përfshin nevojën për konsultime paraprake përpara çdo miratimi të ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.”, thuhet në reagim.
The EU in Kosovo takes note with concerns of tomorrow’s possible vote in the Kosovo Assembly on the law amending and supplementing the Law on the Specialist Chambers.
The amendments raise serious concerns regarding Kosovo’s international obligations and compliance with basic rule of law principles, in particular judicial independence, the protection of victims and witnesses, the continuity of procedural rights, and effective accountability. The amendments also raise concerns regarding their constitutionality.
Since the return of the law to the Kosovo Assembly for reconsideration, we have been actively engaged in conveying our concerns and expectations to the Kosovo authorities. This includes the need for prior consultations before any adoption, in line with Kosovo’s international obligations.
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) November 12, 2026

