KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Frikë te Bayern Munichu, Real Madridi e bën sërish prioritet Michael Olisen

Frikë te Bayern Munichu, Real Madridi e bën sërish prioritet Michael Olisen

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i Michael Olises, pavarësisht se tentimi i tyre për ta sjellë francezin në “Santiago Bernabeu” dështoi gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, raporton gazeta franceze L’Equipe.

Presidenti Florentino Perez kishte bërë një ofertë tejet joshëse për yllin e Bayern Munichut, duke e konsideruar atë si Galacticon e ardhshëm të klubit madrilen.

Megjithatë, drejtuesit e gjigantit bavarez e cilësuan 24-vjeçarin si të paprekshëm, duke detyruar Real Madridin të orientonte vëmendjen drejt Yan Diomandes, të cilin e transferoi nga RB Leipzig për një shumë rekorde prej 140 milionë eurosh.

Sidoqoftë, interesimi i madrilenëve për Olisen vazhdon të jetë i fortë dhe mundësia e transferimit të tij në Spanjë mbetet e hapur.

Bayern Munich dëshiron ta bindë francezin të nënshkruajë kontratë të re, duke i ofruar edhe një rritje të konsiderueshme të pagës. Klubi gjerman tashmë ka siguruar vazhdimin e kontratës së Harry Kane dhe synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe me Olisen në ditët në vijim.

Në rast se anësori refuzon rinovimin, Real Madridi është i gatshëm të ndërhyjë dhe të nisë ofensivën për transferimin e tij.

Sipas raportimeve, Olise është i joshur nga mundësia për t’iu bashkuar klubit mbretëror, ku do të gjente bashkëkombësit e tij Kylian Mbappe, Eduardo Camavingan, Aurelien Tchouamenin dhe Ibrahima Konaten. Këta të fundit mund të përpiqen ta bindin gjatë grumbullimit aktual të kombëtareve.

Olise po kalon një sezon fantastik me Bayern Munichun, duke regjistruar 12 gola dhe shtatë asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat.

Edhe me Kombëtaren e Francës, ai shkëlqeu gjatë grumbullimit të fundit, ku realizoi katër gola dhe dhuroi dy asistime në katër ndeshje të Ligës së Kombeve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.