KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova ngritët në renditjen e FIFA-s pas fitores ndaj Irlandës

Kosova ngritët në renditjen e FIFA-s pas fitores ndaj Irlandës

Kombëtarja e Kosovës është ngritur një pozitë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s pas fitores ndaj Irlandës.

“Dardanët” morën tre pikë të rëndësishme në “Fadil Vokrri”, ku mposhtën Irlandën, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet pavarësisht që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-0.

Me këtë fitore, Kosova e kaloi Bolivinë në renditjen e përgjithshme për të zënë vendin e 77-të, vetëm një më lartë se kundërshtari ynë pas Austrisë, Izraeli.

Ndërkohë, Kosova mund të merr edhe shumë pikë në rast që merr një rezultat pozitiv ndaj Austrisë, kombëtare që renditet në pozitën e 23-të në botë.

Shqipëria gjithashtu ka pasur një ngjitje në rendite, shkaku që Hondorusi pësoi një humbje befasuese në shtëpi nga Suriname, kësisoj tashmë zënë vendin e 66-të.

Përndryshe, Shqipëria të shtunën do të përballet me Bjellorusinë ku fitorja është e domosdoshme derisa Kosova ka udhëtuar për Austri, ku nesër nga ora 18:00 do të përballet me austriakët./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.