Irlanda e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi ndaj Kosovës.
Irlandezët janë në avantazh prej 1-0, sfidë që Kosvoa e nisi për mrekulli por situata u përkeqësua kur Kreshnik Hajrizi u ndëshkua me të kuq.
Kosova rrezikoi herët falë Lindon Emërllahut, që ishte afër të shënonte një gol të bukur nga distanca.
Mirëpo, kur askush s’e priste, Kreshnik Hajrizi e preku topin me dorë duke e larguar nga vija e portës, kësisoj gjyqtari e ndëshkoi direkt me të kuq.
Si pasojë e saj, Irlanda fitoi edhe penallti me të cilën Troy Parrott ishte i pagabueshëm (28’).
Kësisoj, Kosova me një lojtar më pak do të provojë të këndellet në pjesën e dytë./Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

