KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu takon katër eurodeputetë në Bruksel, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Haxhiu takon katër eurodeputetë në Bruksel, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar takime me katër eurodeputetë gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ku temë kryesore e diskutimeve ishte rruga evropiane e Kosovës.

Haxhiu është takuar me Lukas Mandl, Matjaë Nemec, Thijs Reuten dhe Adnan Dibrani, të cilëve u ka kërkuar mbështetje për avancimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës.

Ajo ka theksuar se Kosova nuk kërkon trajtim të privilegjuar, por një proces të drejtë dhe vlerësim të bazuar në meritë, me kritere të njëjta me ato që zbatohen për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Kosova nuk kërkon trajtim të veçantë, por një proces të drejtë dhe vlerësim mbi bazën e meritave, me të njëjtat kritere që zbatohen për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Haxhiu.

Gjatë takimeve, ajo i ka falënderuar eurodeputetët për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke përmendur edhe reagimet e tyre lidhur me këngën e përdorur në hapjen e Forumit të Zgjerimit. Për këtë çështje, eurodeputeti Lukas Mandl ka parashtruar edhe një pyetje parlamentare.

Një tjetër temë e diskutimit ishte Agjenda e Reformave dhe Plani i Rritjes, përfshirë ligjet që po shqyrtohen në Kuvend dhe rëndësinë e miratimit të tyre për përparimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Haxhiu ka bërë të ditur se nga eurodeputetët ka kërkuar angazhim që aplikimi i Kosovës për anëtarësim të shqyrtohet në Këshillin e BE-së, si dhe mbështetje pranë pesë shteteve anëtare që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq, eurodeputeti Thijs Reuten, i cili ka qenë raportues i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, e ka njoftuar Haxhiun për përpjekjet e tij në mbështetje të Kosovës edhe në këtë proces.

Takimet janë zhvilluar në kuadër të vizitës së Haxhiut në institucionet evropiane, me fokus avancimin e agjendës evropiane dhe forcimin e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.