KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova mban gjallë ëndrrën e Botërorit pavarësisht humbjes ndaj Kroacisë

Kosova mban gjallë ëndrrën e Botërorit pavarësisht humbjes ndaj Kroacisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv në përballjen vendimtare me Kroacinë, duke u mposhtur minimalisht me rezultat 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Takimi u vendos herët, kur mysafiret gjetën rrugën e golit pas një goditjeje nga këndi, situatë nga e cila Karla Kurkutovic përfitoi për t’i dhënë epërsinë Kroacisë.

Ky gol rezultoi vendimtar deri në fund të ndeshjes, pavarësisht përpjekjeve të Kosovës për t’u rikthyer në lojë.

Humbja ka bërë që ‘Dardanet’ ta lëshojnë kreun e Grupit C2, megjithëse diferenca me Kroacinë mbetet minimale.

Të dyja skuadrat kanë nga 12 pikë, por përfaqësuesja kroate gëzon avantazh falë goldallimit më të mirë.

Megjithatë, gara për një vend në fazën e ‘play-off’-it është larg përfundimit. Kosova e ka ende fatin në duart e veta dhe në xhiron e fundit do të përballet me Gjibraltarin, një kundërshtar ndaj të cilit synon të arkëtojë pikët e plota.

Një fitore në atë takim do t’i mbante futbollistet kosovare në pozicion shumë të favorshëm për të siguruar një vend në ‘play-off’-in e Kupës së Botës 2027.

Në të njëjtën kohë, shpresat për vendin e parë nuk janë shuar ende, pasi Kroacia duhet të kalojë pengesën e Bullgarisë në ndeshjen e saj të fundit./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.