KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova, e pesta në Evropë për rend dhe ligj

Kosova, e pesta në Evropë për rend dhe ligj

Kosova ka marrë 90 pikë nga 100 të mundshme në Indeksin e Ligjit dhe Rendit të publikuar nga instituti ndërkombëtar Gallup, duke u renditur ndër vendet me vlerësimin më të lartë në Evropë.

Sipas të dhënave të raportit më të fundit të Gallup-it, të publikuar më 17 nëntor 2026, Kosova renditet në mesin e shtatë vendeve dhe territoreve evropiane që kanë arritur së paku 90 pikë në këtë indeks.

Me 90 pikë, Kosova renditet krahas Danimarkës dhe Finlandës, ndërsa pas Islandës (93), Zvicrës, Lituanisë dhe Norvegjisë (91).

Indeksi i Gallup-it mat perceptimin e qytetarëve për sigurinë personale dhe rendin publik, përmes katër pyetjeve kryesore:

A ndihen të sigurt qytetarët duke ecur vetëm gjatë natës në vendin ku jetojnë?

A kanë besim në policinë lokale?

A u janë vjedhur para ose prona gjatë 12 muajve të fundit?

A kanë qenë viktima të sulmit fizik apo grabitjes gjatë 12 muajve të fundit?

Gallup bën të ditur se mesatarja globale e këtij indeksi për vitin 2025 ishte 80 pikë, dhjetë pikë më pak se rezultati i Kosovës.

Të dhënat e raportit bazohen në anketa përfaqësuese të popullsisë së rritur, të moshës 15 vjeç e lart, në 140 vende dhe territore gjatë vitit 2025. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.