KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sveçla: Kosova në mesin e pesë vendeve të para në Evropë për rend dhe lig

Sveçla: Kosova në mesin e pesë vendeve të para në Evropë për rend dhe lig

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Kosova renditet ndër pesë vendet e para në Evropë dhe në vendin e 14-të në nivel global në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025 të Institutit Ndërkombëtar Gallup.

Sipas Sveçlës, Kosova ka marrë gjithsej 90 pikë në perceptimin e sigurisë dhe besimit në rendin dhe ligjin, duke tejkaluar edhe mesataren botërore.

Në një postim, ministri e ka cilësuar këtë rezultat si vlerësim për punën e institucioneve të sigurisë dhe përkushtimin e zyrtarëve në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

“Ky vlerësim vjen si rezultat i punës profesionale dhe të koordinuar të institucioneve tona të sigurisë, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm të zyrtarëve tanë në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë publike”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka thënë se garantimi i sigurisë së qytetarëve mbetet prioritet dhe se Kosova përmes këtij angazhimi kontribuon në forcimin e paqes dhe stabilitetit në vend, rajon dhe Evropë.

Sveçla ka shprehur mirënjohje për zyrtarët e institucioneve të sigurisë, duke theksuar se do të vazhdojnë angazhimin për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për qytetarët.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.