Besnik Tahiri, ka reaguar pas interpretimit të një kënge nacionaliste serbe me mesazhe kundër Kosovës, gjatë koncertit hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, raporton GazetaBlic.
Tahiri, përmes një reagimi, ka kritikuar qeverisjen në Kosovë, duke e lidhur këtë incident me, siç u shpreh ai, premtimet dhe lëshimet politike.
Ai e ka cilësuar rastin si gabim të madh të Bashkimit Evropian, duke kërkuar kërkimfalje nga BE-ja dhe dorëheqje në Prishtinë.
“Kur e kuptojnë se ke ardhur në pushtet me premtime e mashtrime, se je fleksibil dhe lëshon pe ku mundesh e ku s’mundesh, s’ke pse të çuditesh që edhe këngët t’i zgjedhin e t’i lëshojnë në Bruksel, ashtu siç janë kompozu e dakordu në Beograd! Gabim i madh i BE-së, duhet kërkim falje e në Prishtinë dorëheqje”, shkruan Tahiri i Aleancës.

