KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kore antishqiptare në Shkup: “Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë” – autoritetet nisin hetimet

Kore antishqiptare në Shkup: “Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë” – autoritetet nisin hetimet

Një incident me përmbajtje të rëndë fyese është raportuar në Maqedoninë e Veriut gjatë një ndeshjeje të kampionatit vendor, ku Vardari e mposhti Tikveshin me rezultat të thellë 7-0.

Sipas raportimeve nga Shkupi, gjatë takimit një pjesë e tifozëve të grupit ultras të Vardarit, “Komiti”, kanë intonuar kore të cilësuara si antishqiptare, me thirrje dhe sharje ndaj shqiptarëve.

Pamje të publikuara në rrjete sociale kanë dokumentuar momentet e këtyre thirrjeve, por videot më pas janë fshirë brenda një kohe të shkurtër.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje një problem që është përmendur edhe më herët në opinionin publik, pasi kore të ngjashme janë raportuar në të kaluarën në stadiume të ndryshme të Maqedonisë së Veriut.

Rasti vjen në një periudhë të ndjeshme, kur në vend janë shënuar edhe tensione shoqërore e politike, përfshirë protesta të studentëve shqiptarë lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në procesin arsimor.

Në lidhje me incidentin, autoritetet kanë njoftuar se kanë nisur procedurë për veprën penale “dhunë dhe sjellje e pahijshme në ndeshje sportive”.

Sipas dispozitave ligjore, për persona fizikë parashihen gjoba nga 600 deri në 1000 euro, ndërsa për klubin sportiv gjobat mund të shkojnë nga 1500 deri në 5000 euro, nëse vlerësohet se sjellje të tilla nuk janë parandaluar.

Pritet që organet kompetente të analizojnë materialet e publikuara dhe raportet nga ndeshja për të përcaktuar përgjegjësitë dhe masat e mëtejshme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.