KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Kontrolluam lojën, ta ruajmë këtë ritëm” – Rangnick i kënaqur me fitoren ndaj Kosovës

“Kontrolluam lojën, ta ruajmë këtë ritëm” – Rangnick i kënaqur me fitoren ndaj Kosovës

Përzgjedhësi Austrisë, Ralf Rangnick, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 3-1 ndaj Kosovës, duke theksuar kontrollin që Austria pati gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes.

Kosova u mposht të dielën në Vjenë me rezultat 3-1 nga Austria, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve, ndërsa Rangnick u shpreh i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij e menaxhoi takimin.

“Të gjithë në stadium e panë energjinë tonë pozitive sot; ishte vërtet mirë. Nuk ka nevojë të veçojmë askënd”.

“E patëm ndeshjen nën kontroll pothuajse gjatë gjithë kohës. Edhe në stërvitje ka një energji të mirë tani, le ta ruajmë këtë ritëm”, u shpreh 68-vjeçari Rangnick.

Austria luan të enjten ndaj Irlandës si mysafir, pas dy ndeshjeve si vendas, ku mori 6 pikë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.