KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komuna e Gjilanit nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e bizneseve me grante

Komuna e Gjilanit nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e bizneseve me grante

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshje e re bashkëpunimi për mbështetjen e bizneseve lokale përmes granteve.

Marrëveshja është nënshkruar bashkë me drejtoreshën nacionale të Help-it në Kosovë, Shqipe Breznica, në kuadër të projektit “Punë dhe Aftësi për Parandalimin e Migrimit në Kosovë”, i cili financohet nga Zyra Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë (BAMF).

Sipas Hysenit, përmes këtij projekti më shumë se 30 biznese të reja dhe ekzistuese në Gjilan do të përfitojnë grante në formën e pajisjeve dhe materialeve për punë.

Vlera mesatare e grantit për një përfitues është 2,500 euro, ndërsa vlera totale e projektit arrin në 87,500 euro. Komuna e Gjilanit do të bashkëfinancojë 49 për qind të mjeteve të projektit.

Përveç mbështetjes materiale, përfituesit do të kenë mundësi të ndjekin trajnime profesionale, si dhe të përfitojnë mentorim dhe këshillim për zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve.

Sipas kryetarit Hyseni, kjo është hera e katërt që Komuna e Gjilanit vazhdon mbështetjen me grante për bizneset lokale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.