Vincent Kompany nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, pasi nuk ndihej mirë.
Trajneri i Bayern Munichut ishte ndër emrat e përmendur në garën për çmimin e trajnerit më të mirë në botë, por mungesa e tij u vu re gjatë mbrëmjes gala në Londër.
Ish-futbollisti francez Thierry Henry foli për gjendjen e teknikut belg, duke shprehur besimin se ai do të rikthehet së shpejti.
Henry e vlerësoi Kompanyn dhe punën e tij, duke shpresuar që trajneri i Bayern Munichut të rikuperohet dhe të rikthehet fuqishëm në aktivitet. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

