Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Forcat britanike iu bashkuan operacionit amerikan – zbulohen të tjera detaje të kapjes së anijes-cisternë me flamur rus në brigjet e Skocisë

    January 7, 2026

    Albumi i ri i Yll Limanit “TSN” thyen rekordet me 20 milionë dëgjime

    January 7, 2026

    Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të shiut, borës dhe ngricave

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Forcat britanike iu bashkuan operacionit amerikan – zbulohen të tjera detaje të kapjes së anijes-cisternë me flamur rus në brigjet e Skocisë
    • Albumi i ri i Yll Limanit “TSN” thyen rekordet me 20 milionë dëgjime
    • Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të shiut, borës dhe ngricave
    • Lionel Messi zbulon se çfarë do të bëjë kur të largohet nga futbolli dhe përjashton mundësinë e ndjekjes së hapave të Diego Maradonës
    • Pas vërshimeve, reshjet e borës e mbulojnë Mitrovicën dhe Podujevën
    • Dy gola të Seskos nuk mjaftojnë, Burnley i rrëmben barazimin Man Unitedit
    • E lini dorezën e rubinetit në mes? Ky zakon po ju rrit faturat pa e kuptuar
    • Përmbytjet në Kosovë në sy të mediave botërore
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, January 7
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » ​KMDLNj kundër shtrenjtimit të ujit

    ​KMDLNj kundër shtrenjtimit të ujit

    korrektpressBy korrektpressJanuary 6, 2026 Klmdnj 3 Mins Read
    ​KMDLNj kundër shtrenjtimit të ujit
    ​KMDLNj kundër shtrenjtimit të ujit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar sot ndaj vendimeve për shtrenjtimin e ujit, duke theksuar se qytetarët tashmë po përballen me fatura të papërballueshme.

    Në reagimin e saj, KMDLNj akuzon institucionet për mungesë vullneti për mbrojtjen e qytetarëve. “Shkaku i moskujdesit dhe mungesës së vullnetit të qeverisë për të mbrojtur qytetarët, ZRrE në vazhdimësi po penalizon konsumatorët në baza etnike dhe politike, duke mbrojtur oligarkët e përfshirë në Mafien Energjetike”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPress.

    Kjo organizatë paralajmëron se shtrenjtimi i ujit dhe energjisë elektrike do të ketë pasoja zinxhirore në ekonomi.

    “KMDLNj tërheq vërejtjen se shtrenjtimi i ujit dhe rrymës do të prodhojë efekte zinxhirore dhe për pasojë do të paguajmë fatura shumë më të larta për artikuj tjerë të domosdoshëm për mbijetesë si dhe për shërbime”, thuhet në reagimin e KMDLNJ.

    Sipas KMDLNj-së, ndonëse faturat e ujit dhe mbeturinave mund të jenë ende të përballueshme, situata me energjinë elektrike është alarmante. “Faturat e rrymës janë të papërballueshme për shumicën e ekonomive familjare dhe bizneset”, theksohet më tej.

    “KMDLNj thërret qytetarët e Kosovës të kundërshtojnë këto shtrenjtime duke protestuar masivisht dhe duke bllokuar zyrat e ZRrE-së, KESCO-s dhe operatorëve privatë”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, organizata u ka bërë thirrje partive politike që të mbrojnë interesin publik. “KMDLNj fton pozitë dhe opozitë të mbrojnë interesin e qytetarëve ”, thuhet në reagim, duke kërkuar gjithashtu transparencë për inkasimin e energjisë në veri të Kosovës dhe diferencën e çmimit të rrymës.

    Në fund, KMDLNj paralajmëron se mosreagimi do ta përkeqësojë edhe më tej gjendjen sociale: “Nëse qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë nuk dalin në mbrojtje të interesave të tyre, spiralja e shtrenjtimit vetëm sa do të zgjerohet, ndërsa kjo gjendje në mënyrë flagrante shkel të drejtat e njeriut duke e rrënuar cilësinë e jetës dhe duke çuar në falimentim bizneset”.

    Autoriteti i Rregullatorit për Shërbimet e Ujit ka dhënë detaje lidhur me tarifat e faturave të ujit, cilit do të larta për qytetarët dhe bizneset që nga muaji janar.

    Drejtori i Departamentit të Tarifave, Refik Ramaj, deklaron se për periudhën tarifore 2026-2028, do të ketë rritje të tarifave për konsumatorët shtëpiak dhe jo-shtëpiak.

    Sipas tij, tarifat për amvisëri do të rriten për 39 për qind për m3, ndërsa për konsumatorët jo-shtëpiak 29 për qind për m3 .

    Ramaj në një intervistë për KosovaPress, thekson se rritja e tarifave është e ndikuar nga disa faktorë kryesorë, siç është shtrenjtimi i energjisë elektrike, zvogëlimi i normës së subvencionimit dhe inflacioni.

    LEXO GJITHASHTU

    Forcat britanike iu bashkuan operacionit amerikan – zbulohen të tjera detaje të kapjes së anijes-cisternë me flamur rus në brigjet e Skocisë

    January 7, 2026

    Albumi i ri i Yll Limanit “TSN” thyen rekordet me 20 milionë dëgjime

    January 7, 2026

    Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të shiut, borës dhe ngricave

    January 7, 2026

    Lionel Messi zbulon se çfarë do të bëjë kur të largohet nga futbolli dhe përjashton mundësinë e ndjekjes së hapave të Diego Maradonës

    January 7, 2026
    TË TJERA

    Pas vërshimeve, reshjet e borës e mbulojnë Mitrovicën dhe Podujevën

    January 7, 2026

    Dy gola të Seskos nuk mjaftojnë, Burnley i rrëmben barazimin Man Unitedit

    January 7, 2026

    E lini dorezën e rubinetit në mes? Ky zakon po ju rrit faturat pa e kuptuar

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.