Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    BE zhbllokon 6.6 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

    September 25, 2026

    Eksperti i fitnesit Arbër Peci: Pse dimrit shtojmë më lehtë peshë, ndërsa verës na duket më lehtë të dobësohemi?

    September 25, 2026

    Inspektorati i Tregut në RMV: Punojmë për tejkalimin e dobësive të konstatuara nga Revizioni

    September 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • BE zhbllokon 6.6 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
    • Eksperti i fitnesit Arbër Peci: Pse dimrit shtojmë më lehtë peshë, ndërsa verës na duket më lehtë të dobësohemi?
    • Inspektorati i Tregut në RMV: Punojmë për tejkalimin e dobësive të konstatuara nga Revizioni
    • Zgjatimet e qerpikëve mund të dëmtojnë qepallat dhe sipërfaqen e syrit: Çfarë duhet ditur
    • Arrestohet në Prishtinë personi i kërkuar për vjedhje të rëndë
    • ​Hamza takohet me drejtuesit e OVL-UÇK-së: Më 1 tetor në sheshin “Skënderbeu” të gjithë bashkë kundër padrejtësisë
    • Melania Trump rikthehet me një serial të ri dokumentar: Do t’u përgjigjem pyetjeve që nuk i keni dëgjuar më parë
    • Krasniqi optimist para Austrisë: Pse të mos fitojmë edhe atje?
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, September 25
    • Ballina
    • Lajme

      Arrestohet në Prishtinë personi i kërkuar për vjedhje të rëndë

      September 25, 2026

      Arrestohet në Pejë personi i kërkuar nga Gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit

      September 25, 2026

      Tarifa prej 2 eurosh për hyrjen në qendër të Prishtinës – PDK dhe LVV e kundërshtojnë

      September 25, 2026

      Kurti: Nëse nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të reja

      September 25, 2026

      Gjakova vendos kamera në pikat ku hidhen ilegalisht mbeturinat

      September 25, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Moti në Shqipëri, vranët dhe reshje shiu

      September 25, 2026

      Mot i vranët dhe reshje të dobëta shiu

      September 25, 2026

      DPHM: Nesër mot me shi dhe më i ftohtë

      September 24, 2026

      Mot i vranët, vende-vende reshje shiu

      September 23, 2026

      Moti në Shqipëri, reshje lokale shiu dhe shtrëngata

      September 22, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Armembajtje pa leje

    Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Rahovec, njëri dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje

    korrektpressBy korrektpressSeptember 25, 2026 Armembajtje pa leje 3 Mins Read
    Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Rahovec, njëri dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje
    Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Rahovec, njëri dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh për dy të pandehur në Rahovec, të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për mbajtje të paautorizuar të armëve.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se ndaj personave me inicialet S.S. dhe J.N. ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë – Dega në Rahovec, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

    Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se dy të pandehurit, nga muaji gusht i këtij viti e në vazhdimësi, në Rahovec, në bashkëkryerje me njëri-tjetrin, kanë kontraktuar shuma dukshëm joproporcionale në këmbim të dhënies së borxhit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë.

    Prokuroria thotë se njëri prej të dëmtuarve, E.A., për shkak të gjendjes së rëndë financiare, kishte marrë nga i pandehuri S.S. shumën prej 1,000 eurosh.

    Sipas kërkesës për paraburgim, për këtë shumë fillimisht i ishte kërkuar që të kthente 3,000 euro, më pas 5,000 euro dhe në fund 8,000 euro. Prokuroria pretendon se ndaj tij ishte ushtruar presion që, në të kundërtën, të kthente paratë ose të jepte veturën e familjes.

    Rasti, sipas Prokurorisë, ka marrë zhvillim më 24 shtator 2026, kur i dëmtuari E.A. ishte takuar me S.S. për t’ia dorëzuar shumën prej 8,000 eurosh.

    Në atë takim, sipas Prokurorisë, ishte paraqitur edhe J.N., i cili, pasi paraprakisht ishte marrë vesh me S.S., i kishte thënë të dëmtuarit se 500 euro nga borxhi i marrë ishin të tij dhe se shuma që duhej të paguhej ishte 8,000 euro, pasi kamata ishte rritur.

    Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë realizimit të masave të veçanta hetimore, në kuadër të veprimeve të koordinuara me Policinë e Kosovës, pas dorëzimit të parave, S.S. dhe J.N. janë arrestuar nga zyrtarët policorë.

    Paratë e pranuara nga i dëmtuari, sipas Prokurorisë, janë gjetur te të dyshuarit gjatë arrestimit.

    Me këto veprime, Prokuroria dyshon se S.S. dhe J.N. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja”, nga neni 331, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Ndërkohë, gjatë kontrollit në shtëpinë e S.S., sipas Prokurorisë, janë gjetur dhe sekuestruar nëntë fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, për të cilët dyshohet se nuk kishte leje valide nga organi kompetent.

    Për këtë rast, S.S. dyshohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 i KPRK-së.

    Të dy të pandehurit, që nga 24 shtatori 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh për veprat penale për të cilat dyshohen.

    Vendimin për kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit do ta marrë Gjykata Themelore në Gjakovë – Dega në Rahovec. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Gjakova vendos kamera në pikat ku hidhen ilegalisht mbeturinat

    Alternativa në Gjakovë kritikon aksionin për largimin e kiosqeve: Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë

    Rikthehet furnizimi me ujë në rrugën “Ferid Domi” në Gjakovë

    Gjetën pushkë gjuetie, pistoleta, armë të gjatë e 836 fishekë – Policia interviston dy të dyshuarit në Gjilan, një tjetër në kërkim

    Defekti në gypin e ujësjellësit, pa ujë mbetet rruga “Ferid Domi” në Gjakovë

    Inaugurohet faza e dytë e rregullimit të lumit Llukac dhe shëtitores në Gjakovë

    Arrestohen dy persona në Gjakovë për fajde, kapen në flagrancë gjatë marrjes së kamatës

    LEXO GJITHASHTU

    BE zhbllokon 6.6 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

    September 25, 2026

    Eksperti i fitnesit Arbër Peci: Pse dimrit shtojmë më lehtë peshë, ndërsa verës na duket më lehtë të dobësohemi?

    September 25, 2026

    Inspektorati i Tregut në RMV: Punojmë për tejkalimin e dobësive të konstatuara nga Revizioni

    September 25, 2026

    Zgjatimet e qerpikëve mund të dëmtojnë qepallat dhe sipërfaqen e syrit: Çfarë duhet ditur

    September 25, 2026
    TË TJERA

    Arrestohet në Prishtinë personi i kërkuar për vjedhje të rëndë

    September 25, 2026

    ​Hamza takohet me drejtuesit e OVL-UÇK-së: Më 1 tetor në sheshin “Skënderbeu” të gjithë bashkë kundër padrejtësisë

    September 25, 2026

    Melania Trump rikthehet me një serial të ri dokumentar: Do t’u përgjigjem pyetjeve që nuk i keni dëgjuar më parë

    September 25, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.