KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kërçeli i kundërpërgjigjet Hotit: Mbrojeni LDK-në sepse po ju ndërrohet qiramarrësi, për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset

Kërçeli i kundërpërgjigjet Hotit: Mbrojeni LDK-në sepse po ju ndërrohet qiramarrësi, për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i cili ka thënë sot se Kosova rrezikon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan dhe se aleanca me SHBA-të duhet të mbrohet me protestë demokratike.

Kërçeli në një postim në Facebook ka ironizuar me deklaratën e Hotit, duke i thënë se duhet ta mbrojnë LDK-në se për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset.

“Ta mbrojmë me protestë aleancën tonë me SHBA-të, tha një deputet dhe ish-kryeministër i LDK-së. Ooo mbrojeni LDK-në, sepse po ju ndërrohet qiramarrësi. Për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset dhe e mbron”, shkruan Kërçeli.

Ndryshe, Hoti sot në orët e paradites në një postim në Facebook ka shkruar lidhur me projektin e gazit amerikan.

Ish kryeministri nga radhët e LDK-së tha se refuzimi i projektit të gazit amerikan nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon pavarësisht insistimit të fuqishëm të Administratës Amerikane, të shprehur nga zyrtarë të lartë amerikanë në Kosovë dhe në Uashington gjatë javëve të fundit që Kosova të bëhet pjesë e këtij projekti rajonal.

Hoti theksoi se Kosova rrezikon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që mbetet jashtë këtij projekti, gjersa thotë se ky projekt të mbrohet me protestë demokratike. /Telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.