KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Djali i Cristiano Ronaldo-s debuton me Portugalinë U17

Djali i Cristiano Ronaldo-s debuton me Portugalinë U17

Djali i Cristiano Ronaldos, Cristiano Ronaldo Jr. debutoi dhe u aktivizua në ndeshjen ndaj Andorrës, të cilën Portugalia e fitoi me rezultat bindës 4-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U17 të vitit 2027.

16-vjeçari e nisi takimin nga banka rezervë, ndërsa përzgjedhësi Filipe Ramos i dha mundësinë të luante në minutën e 73-të, kur zëvendësoi Diego Farinhën, autorin e dy golave në këtë takim.

Edhe pse nuk arriti të shënonte në debutimin e tij, i riu ishte shumë pranë golit në minutën e 88-të, kur pas një harkimi provoi me kokë.

Debutimi i tij mori vëmendje të veçantë edhe për shkak të pranisë së disa futbollistëve të Kombëtares A të Portugalisë, mes tyre Vitinha, João Neves, João Cancelo dhe João Félix, të cilët e ndoqën nga afër paraqitjen e talentëve të rinj. Në tribuna ishte edhe gjyshja e tij, Dolores Aveiro.

Portugalia tani vazhdon garën në Grupin 6 të kualifikimeve, ku përballë do të ketë edhe Bullgarinë dhe Serbinë, në kërkim të një vendi në fazën tjetër të eliminatoreve./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.