KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KEDS-i njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken

KEDS-i njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka paralajmëruar ndërprerje të energjisë elektrike për të martën, më 17 nëntor 2026, në disa lokalitete të rajonit të Pejës dhe Gjakovës.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të bëhen për shkak të punimeve në projekte investive dhe intervenimeve të domosdoshme për sigurinë dhe mirëmbajtjen e sistemit elektroenergjetik.

Në rajonin e Pejës, ndërprerja do të prekë disa fshatra të Istogut.

Nga ora 10:00 deri në 14:30 do të ndërpritet dalja 10 kV Rakoshi, nga NS 110/10 kV Istogu.

Pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Zhakovë, Rakosh, Cërkolez, Sinë, Mojstir, Shushicë, Uçë dhe Suriganë.

Arsyeja e ndërprerjes është ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm.

Ndërkaq, në rajonin e Gjakovës, ndërprerje do të ketë nga ora 10:00 deri në 16:00 në daljen 10 kV Cermjani, nga TS 35/10 kV Gjakova I.

Kjo ndërprerje do të prekë lokalitetet: Zhdrell, Zhabel Plak, Zhabel, Wesley Clark, Shqiponjë, Raskoc, Rashkoc, Qerim, Meqe, Krelan, Doblibar, Gërgoc, Doblibare, Cermjan, Bordosanë, Bordosan, Bec, Baresha e Madhe, Bardhaniq dhe Vraniq.

Sipas KEDS-it, punimet në këtë zonë do të realizohen në kuadër të projektit “Feeder 2”.

Kompania ka bërë të ditur se ndërprerjet janë të planifikuara në kuadër të punimeve për përmirësimin dhe sigurinë e rrjetit elektrik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.