KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

KEDS-i njofton për ndërprerje të domosdoshme të energjisë në Ferizaj për shkak të erërave të forta

KEDS-i njofton për ndërprerje të domosdoshme të energjisë në Ferizaj për shkak të erërave të forta

KEDS-i ka njoftuar se ka ndërprerë energjinë elektrike në Ferizaj për shkak të dëmeve të shkaktuar nga erërat e forta në rrjet.

KEDS-i ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë është bërë me kërkesë të Policisë së Kosovës

“Si rezultat i situatës aktuale, ku erërat e forta kanë shkaktuar dëme dhe avari të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike, dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës, KEDS njofton publikun për nevojën e domosdoshme për ndërprerjen e energjisë elektrike në Ferizaj. Kjo ndërprerje është si masë preventive me qëllim sigurinë e përgjithshme të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa pjesë të vendit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të fryjë erë e fuqishme me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.