KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kasami: Punëtorët e NPK-së tashmë me paga dhe kontribute të paguara

Kasami: Punëtorët e NPK-së tashmë me paga dhe kontribute të paguara

Pas më shumë se 15 vitesh, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) në Tetovë kanë marrë pagat dhe kontributet e tyre të paguara, ndërsa aktualisht nuk ka paga të prapambetura, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Kasami, përmes një njoftimi, tha se këtë ditë e shënoi në Sheshin „Iliria“, së bashku me drejtorin e NPK-së, Samet Bislimi, dhe punëtorët e ndërmarrjes.

“Pas më shumë se 15 vitesh, për herë të parë, punëtorët e NPK-së me paga dhe kontribute të paguara. Asnjë pagë e prapambetur”, deklaroi Kasami.

Ai theksoi se përmirësimi i gjendjes së punëtorëve ka qenë një nga premtimet e dhëna dhe se tashmë, sipas tij, ai është realizuar.
“Ne e premtuam dhe sot e realizuam”, u shpreh kryetari i Tetovës.

Kasami falënderoi drejtorin e NPK-së, Samet Bislimi, për angazhimin dhe punën e tij, ndërsa një falënderim të veçantë ua adresoi punëtorëve të ndërmarrjes, të cilët, sipas tij, për vite me radhë kanë vazhduar t’u shërbejnë qytetarëve edhe në kushte të vështira.
“Sot ata kanë atë që meritojnë, pagë të paguar, kontribute të paguara dhe dinjitet në punë!”, theksoi Kasami.

Ai e cilësoi këtë zhvillim si një nga rezultatet e ndryshimeve që, sipas tij, janë premtuar nga udhëheqja e re e Komunës së Tetovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.