Ka shkuar në tre numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Stamboll nga e mërkura.
Derisa, përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë zonë të këtij qyteti.
Gjithçka ka nisur gjatë së mërkurës, kur si pasojë e reshjeve të dendura, lagje, rrugë e zona të ndryshme janë përmbytur.
Gjatë së enjtes nuk është mbajtur fare procesi mësimor, derisa edhe transporti është ndërprerë, pasi zona të tëra vazhdojnë të jenë në situatë alarmante.
Burimi: klankosova.tv ↗

